IZRAEL – Rreth 3 500 raste të regjistruara me Covid-19

KUDS, 28 mars /ATSH-AA/ – Numri i rasteve me koronavirus në Izrael është rritur në 3 460 pas konfirmimit të 425 rasteve të reja, njoftoi sot ministria e Shëndetësisë.

Në deklaratën me shkrim të ministrisë thuhet se 50 prej të rasteve janë në gjendje të rëndë ndërsa 89 persona të tjerë janë shëruar.

Deri tani kanë humbur jetën 12 persona.

Në kuadër të masave të marra kundër Covid-19, është ndërprerë mësimi në të gjitha shkollat si dhe janë ndaluar aktivitetet dhe takimet në mjedise të mbyllura dhe publike. / /sara/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.