FOTO-“Familja Zemrës”/ Deputeti Ervin Bushati dhe një grup të rinjsh në ndihmë të njerëzve në nevojë

TIRANË, 28 mars/ATSH/ “Familja Zemrës”, iniciativë e deputetit të Partisë Socialiste, Ervin Bushati,  për t’i ardhur në ndihmë njerëzve në nevojë, tashmë është e kthyer në një traditë njerëzore e përkushtimi.

Bashkë me disa të rinj e të reja, deputeti Bushati është angazhuar duke shpërndarë ushqime për njerëzit në nevojë, të njësisë administrative nr.8 në Tiranë.

“Ndodhemi pranë të gjithë banorëve që situata e krijuar nga koronavirusi, ju ka vështirësuar përmbushjen e nevojave jetësore të përditshme. Rrini në shtëpi. Do ja dalim”, tha Bushati.

/m.m/ /a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.