FOKUS – Frederiksen: Danimarka nuk do të mbyllet asnjë ditë më shumë sa duhet

KOPENHAGË, 28 mars /ATSH-DPA/ – Kryeministrja daneze, Mette Frederiksen tha sot se nuk pret që masat mbarëkombëtare që pengojnë përhapjen e koronavirusit të zgjasin me muaj të tërë.

Në një shkrim në Facebook, Frederiksen tha që ajo as shpresonte dhe as besonte se do të kalonin muaj para se Danimarka të fillonte rihapjen e biznesit.

“Ne nuk duam ta mbajmë Danimarkën të mbyllur asnjë ditë më gjatë seç duhet”, shkroi ajo.

Danimarka ishte një nga vendet e para europiane që reagoi me masa të rrepta për përhapjen e koronavirusit duke mbyllur kufijtë e saj më 14 mars.

Shkollat, çerdhet, restorantet, kafenetë, teatrot dhe ambientet e kohës së lirë mbeten të mbyllura në shkallë vendi dhe qeveria ka vendosur ndalimin e tubimeve të më shumë se 10 personave.

Masat do të qëndrojnë në fuqi deri të paktën më 13 prill.

Shifrat e fundit nga autoritetet daneze konfirmuan 2 201 raste të koronavirusit dhe 65 vdekje të lidhura me të./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.