TEKNOLOGJI – Inteligjenca artificiale ”zbret ne fushë” ndaj koronavirusit

UASHINGTON, 27 mars /ATSH-ANSA/- Inteligjenca artificiale ”zbret ne fushë” kundër koronavirusit: është krijuar një konsorcium i quajtur ”C3 Instituti i Transformimit Dixhital” i cili do të financojë studimin për një total prej gati 6 milion dollarësh që synon zbutjen e pandemisë duke përdorur inteligjencën artificiale.

Konsorciumi është i përbërë nga institucione akademike dhe jo-akademike, duke përfshirë universitetet e Princeton, Carnegie Mellon, Institutin e Teknologjisë në Masaçusets, Universitetin e Kalifornisë, Universitetin e Illinois, Universitetin e Agoikagos, si dhe grupet C3 dhe Microsoft.

Sipas raporteve në uebfaqen C3.ai DTI, misioni i konsorciumit është të tërheqë studiuesit më të trajnuar në botë në fushën e inteligjencës artificiale për t’u bashkuar në një përpjekje të përbashkët, të koordinuar dhe të vazhdueshme në këtë përpjekje.

Thirrja e parë e nisur nga konsorciumi, për një total prej 5.8 milion dollarë, titullohet “Teknika të bazuara në inteligjencën artificiale për të zbutur pandeminë”. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.