SPORT – Barcelona ul pagat e lojtarëve për shkak të koronavirusit

BARCELONE, 27 mars /ATSH-AA/- Barcelona do të ulë pagat e lojtarëve të saj për shkak të shpërthimit të koronavirusit.

Klubi spanjoll njoftoi se Bordi Ekzekutiv ka vendosur të pezullojë përkohësisht kontratat e lojtarëve, gjë që çon në një “ulje proporcionale të shpërblimit të parashikuar në kontratat përkatëse”.

Kontratat e lojtarëve do të mbeten të ngrira gjatë pezullimit. Punëdhënësit në Spanjë lejohen të ulin kostot e punës, ndërsa garantojnë se lojtarët do të kthehen në punë pasi të përmirësohen kushtet.

Klubi theksoi se nuk kishte vendosur se sa do të ulen pagat. Barcelona është klubi i parë i ligës spanjolle që paralajmëroi uljen e pagave.

Në sezonin 2018-19, Barcelona njoftoi se pagat e lojtarëve për ekipet e saj sportive llogariten 671 milionë euro, nga 973 milionë eurot e saj në shpenzime. Barcelona mbulon skuadra në basketboll, hendboll dhe sporte të tjera më të vogla, por skuadra e saj e futbollit merr pjesën më të madhe të kostove të pagave. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.