SPANJE – Qeveria spanjolle vendos të ndalojë pushimet nga puna

MADRID, 27 mars /ATSH-ANSA/- Qeveria spanjolle ka vendosur të ndalojë pushimet nga puna gjatë situatës së emergjencës nga përhapja e koronavirusit, deklaroi ministrja spanjolle e Punës, Yolanda Díaz, në një konferencë për shtyp pas mbledhjes së sotme të Këshillit të Ministrave.

“Ju nuk mund të përfitoni nga COVID-19 për të pushuar punëtorët”, theksoi ajo duke deklaruar se ndalimi, i cili nuk ka efekt prapaveprues, hyri në fuqi sot.

Spanja pati sot një rritje tjetër të shpejtë të infeksioneve me koronavirus duke regjistruar 7 871 raste të reja në 24 orët e fundit, por Fernando Simon, kreu i Departamentit Spanjoll të Emergjencave Shëndetësore (CCAES) tha në konferencën e tij të përditshme për shtyp se kishte “të dhëna premtuese që na japin shpresë”. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.