SPANJË – CCAES: Piku i pandemisë pranë, situata do të përmirësohet shpejt

MADRID, 27 mars /ATSH-DPA/ – Spanja pati sot një rritje tjetër të shpejtë të infeksioneve me  koronavirus duke regjistruar 7 871 raste të reja në 24 orët e fundit, por Fernando Simon, kreu i Departamentit Spanjoll të Emergjencave Shëndetësore (CCAES) tha në konferencën e tij të përditshme për shtyp se kishte “të dhëna premtuese që na japin  shpresë”.

”Pandemia po i afrohet kulmit dhe situata së shpejti duhet të përmirësohet”, theksoi Simos.

”Rritja e numrit të vdekjeve dhe pranimeve të pacientëve me COVID-19 në spitale dhe njësi të kujdesit intensiv gjithashtu tregon një stabilizim, një rrafshim të lehtë të kurbës”, shtoi ai.

Sidoqoftë, situata në zonën e Madridit vazhdon të shqetësojë ekspertët.

Numri i infeksioneve në kryeqytet ishte sot rreth 20 000. Sipas shifrave zyrtare, më shumë se 1 300 njerëz ishin në njësitë e kujdesit intensiv.

Pas Italisë, Spanja është vendi europian më i prekur nga virusi i ri, i cili u zbulua për herë të parë në Kinë, në fund të vitit të kaluar./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.