RTSH Shkollë/ Nisin leksionet online në lëndën e matematikës për nxënësit e klasës së tretë

TIRANË, 27 mars/ATSH/ RTSH Shkollë po transmeton leksionet në distancë (online) për nxënësit e arsimit fillor.

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini informoi më herët se ‘sot do të transmetohen sipas këtyre orareve leksionet: arsimi fillor (ora 10:30-12:00), matura (ora 13:30-14:30),  fizika 9-11 (ora 18:00-19:30)’.

Aktualisht po transmetohen leksione për arsimin fillor per lenden e matematikës nga mësuesja Teuta Biçaku klasa 3 dhe do të vijojë me mësuese Vjollca Vladi Musha klasa 4 dhe Entela Alushi klasa 5.

Pas transmetimit në RTSH-1, leksionet i gjeni në kanalin youtube të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë : https://ëëë.youtube.com/channel/UC21Y6ëkN3En_HKFdt4yËxMQ?fbclid=IëAR1ypTTlqAHI9VEbVzTDgCuqugCYpQtëHmCsYbNpeOao8R_SKpIlu6EOcgk

Nga data 9 mars të gjitha shkollat në vend u mbyllen deri më 23 mars, për një periudhë dy javore në kuadër të masave parandaluese për përhapjen e COVID-19. Ndërkaq, vendimi për mbylljen e shkollave u shty deri në 3 prill.

Përgjatë ditëve të javës, nga e hëna në të shtunë, RTSH transmeton mësimet në 6 lëndë kryesore të shkollave të mesme, sipas programit arsimor, të shpjeguara në mënyrë profesionale në orën 10:30 deri në orën 12:00 dhe në orën 18:00 deri në orën 19:30 në kanalin RTSH1-HD. /z.tosku /a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.