Rrëzimi i Qeverisë Kurti/ Reagon Mbretëria e Bashkuar: Të respektohet Kushtetuta

PRISHTINE, 27 mars/ATSH/- Ambasada e Britanisë së Madhe në Prishtinë, ka reaguar pas rrëzimit të Qeverisë Kurti.

Ambasada ka bërë thirrje që të respektohet Kushtetuta dhe të mbrohet populli i Kosovës në këtë situatë kur po përballet me koronavirusin.

“Mbretëria e Bashkuar mori parasysh votën e mosbesimit në Kuvend më 25 mars dhe bën thirrje që Kushtetuta të vazhdojë të respektohet. Mbrojtja e popullit të Kosovës gjatë kësaj urgjence shëndetësore duhet të jetë prioriteti i parë i qeverisë së re ose qeverisë në detyrë”, thuhet në deklaratë./KosovaPress/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.