Pagesa e energjisë, OSHEE: Zyrat e Kujdesit ndaj Klientit dhe Arka do të hapen në orën 06:00

TIRANË, 27 mars/ATSH/ Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) informoi se zyrat e Kujdesit ndaj Klientit dhe Arka do të hapen në orën 06:00 të mëngjesit.

“Nga sot dhe në vazhdim orari i shërbimit në sportele është 06:00-13:00”, njoftoi OSHEE, ndërsa informoi qytetarët edhe mbi mënyrat se si mund të paguajnë faturat e dritave online.

“Përmes websitet oshee.al, aplikacioneve bankare dhe nëpërmjet portalit e-albania kushdo mund të kryej online pagesat duke regjistruar të dhënat e sakta që kërkohen”, thuhet në njoftimin e OSHEE-së.

Për të paguar faturat, OSHEE njoftoi se qytetarët mund të të përdorin edhe sportelet e Postës, bankës dhe transfertave të parave njofton OSHEE.

Ndërkohë në kuadër të masave lehtësuese për faljet për shkak të situatës së krijuar nga infeksioni COVID-19 qevria ka vendosur edhe faljen e kamatëvonesave të energjisë elektrike , të cilat sipas OSHEE-së sjellin edhe reduktim të këstit për aktmarrëveshjet e lidhura nga konsumatorët me kompaninë.

Për familjarët këstet ishin në tre fasha 2 500, 2 800 dhe 4 200 lekë/muaj dhe bëhen 2 000 lekë në muaj.
Për pensionistët/invalidët familjet me ndihmë ekonomike, etj kësti mujor ishte 1 200 dhe 1 800 lekë/muaj dhe bëhet 1 000 lekë në muaj./a.gjonaj/ /a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.