Lehtësim procedurash për pacientët që trajtohet me barna të rimbursueshme

TIRANË, 27 mars/ATSH/ Në kuadër të situatës së krijuar prej COVID-19, Ministria e Shëndetësisë ka hartuar një udhëzues mbi lehtësimin e procedurave për pacientët që trajtohen me barna me rimbursim pranë farmacisë së Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm i Kujdesit Shëndetësor informon se “shërbimi mjekësor universitar do të realizojnë konsultë online me pacientin që trajtohet me barna me rimbursim, të cilat tregtohen në farmacitë e QSUT. Konsulta realizohet nëpërmjet Telemjeksisë apo çdo komunikim telefonik elektronik si: Skype, WhatsApp, Viber etj’

Nga ana e tij, mjeku specialist i shërbimit universitar do të gjenerojë recetën me rimbursim në sistemin eRx dhe kodet e recetës elektronike do t’i dërgohen farmacisë.

Pacientët që trajtohen me këto barna do të jenë nën kujdesin e mjekut specialist rajonal/bashkiak për çdo shfaqje të efekteve anësore që mund të vërehen dhe në kontakt të vazhdueshëm apo edhe monitorim nga mjeku i përgjithshëm dhe i familjes.

Farmacia spitalore përgatit barnat me rimbursim sipas recetave të printuara nga sistemi eRx sipas rajoneve përkatëse për operatorin e shpërndarësit farmaceutik.

Operatori shpërndarës farmaceutik realizon tërheqjen e barit apo barnave me rimbursim sipas rajoneve.

Ndërkaq, operatori shpërndarës farmaceutik siguron shpërndarjen dhe dorëzimin e barnave për kategoritë e pacientëve të vetmuar, mbi 65 vjeç z.tosku/ /a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.