Kurti: Qeveria e përkushtuar për të kontrolluar në mënyrë sa më të suksesshme përhapjen e pandemisë

 

PRISHTINE, 27 mars /ATSH/ -Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takoi Ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grondahl, diskutua situata e krijuar nga pandemia COVID-19.

Kryeministri në detyrë e njoftoi Ambasadorin Grondahl për masat e reja të Qeverisë të cilat për qëllim kanë parandalimin e shpërndarjes e virusit Corona.

Në prag të javëve më kritike në luftën kundër përhapjes së shpejtë të sëmundjes, kryeministri në detyrë Kurti theksoi përkushtimin e tij dhe Qeverisë për të kontrolluar në mënyrë sa më të suksesshme lakoren e përhapjes së pandemisë.

Sipas njoftimit të Qeverisë, ai gjithashtu rikujtoi rëndësinë e një bashkëpunimi gjithëpërfshirës në këtë drejtim. Kryeministri në detyrë Kurti ka telefonuar kryetarët e 38 komunave të Kosovës me të cilët ka diskutuar problemet dhe vështirësitë e tyre në përballje me pandeminë COVID 19, si dhe nevojën dhe format e mbështetjes nga Qeveria në detyrë./KosovaPress/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.