KOREJA E JUGUT – Regjistrohet rënie e rasteve të reja me COVID-19

SEUL, 27 mars /ATSH-DPA/ – Numri i infeksioneve të reja me koronavirus në Korenë e Jugut ra nën 100 persona, ku u regjistruan vetëm 91 raste të reja, sipas Qendrave Koreane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (KCDC) në Seul.

Numri i përgjithshëm i rasteve të infektuara u rrit në 9 332, ndërsa numri i viktikmave në 139.

Sipas KCDC, kjo shënon ditën e 16-të radhazi me më pak se 200 raste të reja të raportuara në vend gjë që relativisht tregon një qëndrueshmëri të shpërthimit të sëmundjes që prej shpërthimit të saj në fund të janarit.

Qyteti Daegu, ku është regjistruar përqindja më e madhe e rasteve në vend, raportoi 34 raste të reja, ndërsa krahina e afërt Gyeongsang në veri raportoi nëntë raste. / /sara/ /a.g/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.