ITALI – Ulje e ndjeshme e kriminalitetit pas shfaqjes së COVID-19

ROM, 27 mars /ATSH-DPA/ – Ka pasur një ulje të ndjeshme të kriminalitetit në Itali pas vendosjes së masave të bllokimit për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, njoftoi  Ministria e Brendshme italiane.

”Në periudhën 1-22 mars, janë raportuar më pak se 53 000 krime, një ulje me 64% krahasuar me vitin e kaluar”, thuhet në një raport të ministrisë së sipërcituar.

”Veprat penale të lidhura me drogën ranë me 46%, krimet në lidhje me prostitucionin dhe pedofilinë u ulën me 77%, vrasjet u ulën me 65% dhe sulmet seksuale me 70%”, shtohet në raport.

Sidoqoftë, ka një ulje më të vogël se sa mesatarja për dhunën në familje, me 43,6%, dhe për plaçkitjet dhe vjedhjet në farmaci, që bën pjesë në llojet e shërbimeve ende të hapura në këtë kohë të shpërthimit të pandemisë së koronavirusit./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.