INDUSTRI – Moody’s: Në 2020 shitjet e automjeteve 14 % më të ulta

UASHINGTON, 27 mars /ATSH-AA/- Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit Moody’s uli sot parashikimet e saj për shitjen e automjeteve përderisa pasojat ekonomike nga shpërthimi i koronavirusit vazhdojnë të përkeqësohen.

“Tani presim që shitjet globale të njësive të automjeteve të bien me rreth 14 për qind në vitin 2020, një rënie shumë më e shpejtë se rënia prej 2.5 % që kishim parashikuar në shkurt, kryesisht për shkak të rënies së mprehtë lidhur me koronavirusin dhe kërkesës së konsumatorit”, tha Falk Frey, nënkryetari i Moody’s.

Shitjet pritet të kthehen vitin e ardhshëm, në varësi se sa shpejtë do të përmirësohen tregjet kryesore dhe sa shpejtë do të rikuperohet kërkesa e konsumatorit, theksoi Moody’s.

Agjencia parashikon se Europa Perëndimore do të shohë tkurrjen më të lartë të kërkesës së shitjes së automjeteve me 21 % këtë vit, dukshëm më të dobët sesa parashikimi i saj i mëparshëm me një rënie prej 4 %.

Shitjet e automjeteve në Kinë do të bien me 10 %, sipas parashikimit të Moody’s, që është shumë më i ulët se parashikimi i mëparshëm me një rënie prej 2.9 %. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.