HUNGARI – Orban hedh poshtë kritikat dhe vendos masa kufizuese kundër COVID-19

BUDAPEST, 27 mars /ATSH-AFP/ – Kryeministri hungarez, Viktor Orban hodhi sot poshtë kritikat ndaj projektit të tij për të riforcuar radikalisht pushtetet e tij për t’i bërë ballë koronavirusit dhe njoftoi masa kufizuese në të gjithë vendin.

“Ne do të vendosim shtetërrethimin në të gjithë Hungarinë nga 28 marsi deri më 11 prill”, deklaroi ai për radion publike.

“Për dy javë, dalja nga shtëpia është e autorizuar vetëm për punonjësit dhe për të përmbushur nevojat jetësore”, njoftoi drejtuesi hungarez.

Kryeministri, Viktor Orban kërkon votimin të hënën nga Parlamenti hungarez të një reforme që i jep pushtete pa limit me motivin për të luftuar koronavirusin e ri duke rritur frikën e ekspertëve dhe gjithashtu të OJQ-ve për një diktaturë brenda Bashkimit Europian./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.