FOTO/ Sarandë, vijon dezinfektimi i hapësirave publike

TIRANË, 27 mars/ATSH/ Bashkia e Sarandës vijon punën me intensitet për dezinfektimin e hapësirave publike.

Punonjësit e mirëmbajtjes në bashki kanë dezinfektuar rrugët, trotuaret dhe hapësirat publike në një pjesë të Sarandës, për të vijuar ditët e tjera në lagjet dhe hapësirat e tjera publike.

“Dezinfektuam  rrugët, vendqëndrimet e kontenierëve të mbetjeve urbane dhe çdo hapësirë publike në Gjashtë, Metoq, Shelegar dhe Berdenesh. Do të vazhdojmë me të njëjtin proces në Çukë, Ksamil, Sarandë dhe në të gjithë territorin e mbetur të bashkisë në ditët në vijim”, – shprehet bashkia.

Bashkia e Sarandës vijon gjithashtu t’iu vijë në ndihmë pensionistëve të vetmuar duke iu shpërndarë ndihma në shtëpitë e tyre./k.s/ /a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.