DAMASK – Artisti i njohur sirian: I lumtur që Merkel rezultoi negativ për COVID-19

DAMASL, 27 mars /ATSH-DPA/ – Një artist sirian grafitesh në Idlib i është kthyer artit të tij mural për të shprehur lumturinë që kancelarja gjermane, Angela Merkel ka rezultuar  negativ për koronavirusin.

“Gjendja juaj shëndetësore na ka lumturuar këtu në Idlib”, piktori sirian Aziz al-Asmar, 48 vjeç.

Këtë javë, Merkel doli negativ për virusin. Ajo është e popullarizuar në pjesë të Sirisë për pranimin e refugjatëve nga kombi i shkatërruar nga lufta.

Kancelarja gjermane ndodhet në karantinë në shtëpi, pasi kishte kontaktuar një mjek i cili më pas doli pozitiv për virusin.

“Kur u qartësua se ajo ishte e shëndetshme, ne i dërguam asaj një mesazh ku i thamë se ne në Idlib jemi të lumtur për këtë”, i tha ai DPA-së.

Grafiti i al-Asmar tregon Merkelin që mban një zemër në dorë. Shkruar mbi të është fjala ”Binnish” dhe në sfond shfaqet flamuri i opozitës siriane.

“Zonja Merkel mirëpriti refugjatët sirianë, irakianë, arabë si dhe refugjatë nga vendet aziatike. Ajo i trajtoi ata sikur të ishin banorë të zonës”, tha al-Asmar.

Në muajt e fundit, Binnish është sulmuar në mënyrë të përsëritur nga trupat e qeverisë siriane dhe aleatët e tyre rusë si pjesë e një fushate të pamëshirshme kundër rebelëve në Idlib.

Graffiti është një formë e zhvilluar arti në Siri/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.