COVID-19/ Tepelenë: Qytetarët respektojnë oraret e ndalimqarkullimit

TIRANË, 27 mars /ATSH/ Në bashkinë Tepelenë, qytetarët po respektojnë me rigorozitet oraret e ndalimqarkullimit, të vendosura nga qeveria në kushtet e masave kundër përhapjes së COVID-19.

Nga pamjet filmike, shihen rrugët e qendrës së qytetit Tepelenë të boshatisura nga njerëzit, dyqanet gjithashtu dhe njësitë tregtare të mbyllura.

Kryetari i bashkisë Tepelenë, Tërmet Peçi i tha sot ATSH-së se “qytetarët po respektojnë zbatimin e masave të karantinës kundër përhapjes së virusit COVID-19, që ka prekur vendin tonë”.

Peçi theksoi se, “në kushtet e vetizolimit bashkia është në gatishmëri dhe pranë çdo familjeje në nevojë, duke u dërguar në shtëpi ndihma me ushqime ilaçe, apo sende të tjera të nevojshme”. e.xh/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.