COVID-19/Rama: Lajm i mirë: 14 të shëruar

TIRANE, 27 mars/ATSH/- Kryeministri Edi Rama deklaroi në orët e vona të mbrëmjes se 14 persona të infektuar me COVID-19 janë shëruar.

Pas testeve të bëra, 14 personat kanë rezultuar negativ.

“Lajm i mirë: 14 të shëruar sot”, shprehet Kryeministri Edi Rama.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se deri tani 174 persona janë të infektuar nga COVID-19 në vendin tonë. Një 85 vjeçare ndërroi jetë mbrëmjen e djeshme nga koronavirusi duke e çuar numrin e viktimave në 7-t.   E moshuara vuante nga disa sëmundje kronike dhe u konfirmua me COVID-19 në Spitalin Infektiv.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.