BSH: Investimet holandeze u rritën me 39%, gjatë vitit 2019

TIRANË, 27 mars /ATSH/- Holanda kryeson me nivelin më të lartë të investime në Shqipëri.

Banka e Shqipërisë, publikoi statistikat zyrtare sipas së cilave, rezulton se, investimet holandeze ishin më të lartat në vend, me 235 milionë euro, gjatë viti 2019.

Sipas BSH-së, investimet holandeze u rritën me rritje 39%, gjatë 2019, krahasuar me një vit më parë.

Financimi i huaj holandez është përqendruar kryesisht në industrinë nxjerëse, ku kompania holandeze Shell, po kryen kërkime për naftë dhe investimet që po ndërmerr janë të rëndësishme.

Sipas statistikave, investimet private në fushën e kërkim-zbulimit  arrijnë në vlerën 1.5 miliardë dollarë, ku kompania shell zë një të tretën e këtyre investimeve.

Pas Holandës, renditet Zvicra me një total prej 209 milionë euro investime të huaja në vendin tonë, për të vijuar me Italinë me 120 milionë euro, Austrinë 74 milionë euro, Francën 66 milionë euro Turqinë  50 milionë euro,  e  me shtetet e tjera në shuma më të vogla. e.xh/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.