BRUKSEL – KE planifikon 75 milionë euro për riatdhesimin e qytetarëve dhe rezervat mjekësore

BRUKSEL, 27 mars /ATSH-DPA/ – Ekzekutivi i Bashkimit Europian planifikon të vëjë në dispozicion 75 milionë euro nga buxheti i bllokut të vitit 2020, për të ndihmuar në riatdhesimin e qytetarëve të mbetur jashtë bllokut dhe forcimin e rezervave mjekësore përballë shpërthimit të koronavirusit.

“Kthimi i sigurt i qytetarëve tanë është përparësi. Po bëjmë gjithçka mundemi për të siguruar që ata të ribashkohen me familjet e tyre sa më shpejt të jetë e mundur gjatë kësaj periudhe të vështirë”, deklaroi komisioneri i BE-së për Menaxhimin e Krizave, Janez Lenarcic.

Fluturimet e BE-së për riatdhesimin e qytetarëve kanë kthyer në shtëpi rreth 2 300 qytetarë, në krye të përpjekjeve kombëtare.

Sipas Komisionit Europian janë planifikuar më shumë se 80 fluturime shtesë në ditët e ardhshme.

“Propozimi do të sillte buxhetin e grumbullimit mjekësor të BE-së në një total prej 80 milionë eurosh, duke lejuar bllokun të grumbullojë furnizime me ventilatorë, maska mbrojtëse dhe mjete të domosdoshme mjekësore”, theksoi ekzekutivi i BE-së. / /sara/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.