Berat, prezantohet plani i masave të ndërmarra në luftën ndaj COVID-19

TIRANË, 27 mars/ATSH/ Bashkia e Beratit po vijon punën për dezinfektimin e qytetit, lagjeve dhe zyrave ku ofrohet shërbim, gjithashtu edhe mbështetjen për pensionistët dhe familjet në nevojë nëpërmjet shpërndarjes së ndihmave, nga 81 punonjës së Bashkisë pjesë e rrjetit të patronazhimit. .

Në takimin e sotëm me Shtabin Koordinues të Emergjencave të bashkisë Berat të drejtuar nga kryetari i bashkisë, Ervin Demo, u prezantua plani i masave të ndërmarra në bashkëpunim me grupet e patronazhimit, administratorët e njësive, Policinë e Shtetit dhe strukturat e tjera ligjzbatuese.

Në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, do të kryhet monitorimi nga afër në çdo njësi administrative i personave të kthyer nga vende të prekura nga COVID-19./k.s/ /a.a/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.