AXHENDA NDËRKOMBËTARE 27/3/2020

SEUL (Koreja e Jugut) – Konferencë për shtyp nga kryeministri Chung Se-kyun për koronavirusin.

SHANGAI (Kinë) – Air China: Rezultatet e vitit 2019.

SHANGAI (Kinë) – PetroChina: Rezultatet e vitit 2019 të gjigantit kinez të naftës.

GJENEVE – Konferencë për shtyp e OBSH-së për koronavirusin.

BRUKSEL – Videokonferencë e ministrave të Politikës së Kohezionit në BE.

VARSHAVË – Videokonferencë në Parlament me disa anëtarë të caktuar.

OSLO (Norvegji) – Prezantimi i ndihmës së re ekonomike për të kompensuar ndikimin e epidemisë së koronavirusit.

VATIKAN – Papa Françesku kryeson një lutje të veçantë ”Urbi et Orbi” pa audiencë.

UASHINGTON – Dhoma e Përfaqësuesve voton për planin e rimëkëmbjes ekonomike për t’iu kundërvënë pandemisë Covid-19.

UASHINGTON  – Një përmbledhje e përditshme për shtyp e grupit të punës së Shtëpisë së Bardhë për pandeminë Covid-19./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.