VIDEO-1200 qytetarë të ndëshkuar me 100 mijë lekë për shkelje të orarit të qarkullimit/ Lleshaj: Askush nuk do të tolerohet

TIRANË, 26 mars /ATSH – I. Vata/ Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj tha sot se e vetmja mënyrë për të shpëtuar veten e familjarët tuaj nga koronavirusi është të qëndroni në shtëpi.

Ministri Lleshaj shtoi se “nuk ka zgjidhje tjetër. Në të kundërt, masat policore për ndëshkimin e shkelësve, do të jenë më të ashpra e të forta. ASKUSH nuk do të tolerohet”.

“Rreth 1200 qytetarë janë ndëshkuar me masë administrative 10 mijë lekë, pasi janë konstatuar nga shërbimet policore apo njoftuar përmes telefonatave në 112 ose Komisariatin Dixhital, duke lëvizur me këmbë apo biçikletë pa arsye a emergjencë”, tha Lleshaj. /a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.