Operacioni humanitar/ Mbështetje me ushqime e medikamente për mbi 60 mijë familje

TIRANE, 26 mars/ATSH/ Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se mbi 60 mijë familje janë asistuar nga operacioni humanitar. Ai u kërkoi qytetarëve të komunikojnë shqetësimet e tyre përmes kanalit të urgjencës në platformën e bashkëqeverisjes shqipëriaqëduam.al.

Rama bëri të ditur se skuadra speciale është rritur. “Janë edhe 50 persona të tjerë sot në skuadër, të cilët janë nga të gjitha ministritë që do t’u marrin në telefon brenda 24 orësh për t’u dëgjuar”, deklaroi Kryeministri.

Rama tha se 7 431 janë adresimet në këtë kanal dhe ndërkohë kanë filluar edhe zgjidhjet.

Kryeministri theksoi se janë dy familje nga Kuçova, të cilat kanë shkruar në këtë platformë dhe sot atyre iu është zgjidhur halli.

“Nga Kuçova ka shkruar familja Ziu e cila ka 6 persona. Kryefamiljari ishte i vetmi që punon dhe kërkon një mbështetje me ndihma ushqimore që e kanë marrë, pasi u trajtua shqetësimi i tyre përmes platformës. Familja Brahushi me 5 persona edhe ata me emergjencë, pasi janë të gjithë në shtëpi e kan marrë”, tha Rama.

Kryeministri Rama shpejgoi se është e rëndësishme që ky kanal të funksionojë, pasi mbi 60 mijë familje janë asistuar prej nesh nga operacioni humanitar.

Rama tha se në këtë hallë kemi edhe pensonistët e vetmuar të cilëve u bëri apel të mos dalin nga shtëpia.

“U them rrini në shtëpi, por kanë nevojë edhe për disa shërbime, për të marrë një ilaç. Do t’u shërbejmë në shtëpi”, bëri të ditur kreu i qeverisë.

Kryeministri informoi se janë identifikuar pensionistët e vetmuar por shtoi ai, në këtë vorbull mund të ketë edhe raste që nuk janë identifikuar.

“Përmes këtij kanali na ndihmoni t’i identifikojmë e të kujdesemi”, u shpreh Rama.

Kryeministri po ashtu informoi se ka patur qytetarë që kanë kërkuar leje për të lëvizur për emergjenca shëndetësore.

Kush kërkon leje për të lëvizuar për emergjenca shëndetësore, u shpreh ai, të drejtohet tek autorizime.asp.gov.al.

Ky kanal komunikimi, tha Rama, nuk është show as propagandë, por është për tu informuar se operacioni po ndodh.

“Janë mbi 60 mijë familje që po ndihmohen për çdo lloj halli, për ushqime dhe medikamente për ata më në nevojë./a.gjonaj/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.