MJEKESI – Të shëruarit nga COVID-19 mund të mbeten bartës të virusit

PARIS, 26 mars /ATSH- MIA/ – Njerëzit të cilët janë shëruar nga koronavirusi i ri mund të mbeten bartës të COVID-19 dhe duhet sërish të testohen, deklaroi virologu dhe drejtori i Qendrës për kërkime shkencore në qytetin francez Besankon, Filip Humber.

“Mund të shëroheni nga virusi, por sërish e keni atë në zgavrën e hundës dhe në këtë mënyrë mund ta përhapni. Kjo ndodh te bartësit e hepatitit B dhe C”, shtoi Humber.

”Kjo do të thotë që ju mund të keni antitrupa kundër virusit, por në të njëjtën kohë edhe vetë virusin”, theksoi Humber në samitin e Shoqatës së Korrespondentëve të Jashtëm të OKB-së në Gjenevë.

Sipas të dhënave të fundit të OBSH-së, deri më tani në botë ka 22.000 persona të vdekur nga koronavirusi i ri. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.