MJEKESI – OBSH: Shmangni mjekimin e panevojshëm

NJU JORK, 26 mars /ATSH-AA/ – Drejtoresha e Departamentit të Shëndetit Mendor në Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH) Akfer Karaoglan Kahilogullari, u bëri thirrje njerëzve të shmangin deponimin e ushqimit të panevojshëm, materialeve të pastrimit dhe ilaçeve për shkak të panikut dhe ankthit të shkaktuar nga përhapja e koronavirusit.

“Njerëzit kanë tendencë të veprojnë më shumë në panik dhe ankth gjatë këtyre kohërave”, theksoi Kahilogullari.

“Mendohet se ruajtja e tepërt e ushqimit, materialeve të pastrimit ose ilaçeve janë të lidhura me ankthin dhe pasigurinë”, tha Kahilogullari.

”Shmangia e mjekimit të panevojshëm është e rëndësishme në luftën kundër koronavirusit. Dikush tjetër mund të ketë nevojë për ato ilaçe”, shtoi ajo.

”Më shumë se 474.000 njerëz janë infektuar nga lloji i ri i koronavirusit në botë ndërsa rreth 21.300 kanë vdekur si rezultat i infeksionit. Më shumë se 115.000 persona janë shëruar”, njoftoi universiteti amerikan “Johns Hopkins”.

Në Turqi, COVID-19 deri më tani ka shkaktuar vdekjen e 59 personave ndërsa janë infektuar 2.433 pacientë. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.