LONDËR – Spitalet publike po përballen me një ”cunam” pacientësh

ROMË, 26 mars /ATSH/ – Spitalet publike në Londër po përballen me një ”cunam” të vazhdueshëm të pacientëve me koronavirus, tha sot për Radio 4 Chris Hopson, një zyrtar i lartë në sistemin shëndetësor britanik, njofton gazeta italiane ”La Reppublica”.

”Ka gjithashtu edhe një rritje të madhe të rasteve me koronavirus te stafet spitalore”, shtoi Hopson.

”Spitalet  në kryeqytetin britanik tani po përballen me një shpërthim të numrit të pacientëve të sëmurë rëndë, një lloj ‘cunami’ të vazhdueshëm”, tha Hopson në Radio 4.

Më shumë se 21 000 persona kanë vdekur koronavirusë në të gjithë botën, sipas përditësimeve më të fundit nga universiteti ”Johns Hopkins”, raportuar nga CNN.

Më shumë se 471 000 persona janë të infektuar./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.