Lexoj për ty/ Mirela Kumbaro zgjedh për vogëlushët në shtëpi “Libri i Gabimeve”


TIRANË, 26 mars/ATSH/Shumë figura të njohura përfshirë edhe politikane, kanë zgjedhur që në këto ditë të vështira të lexojnë për fëmijët, në këtë situatë në të cilën po kalon vendi.

Përmes rubrikës “lexoj për ty”, ish ministrja e Kulturës dhe aktualisht deputete e Partisë Socialiste, Mirela Kumbaro ka zgjedhur të lexojë përmes një video të publikuar, për të gjithë vogëlushët “Librin i Gabimeve” nga Xhani Rodani.

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka publikuar videon ku Kumbaro lexon për të gjithë vogëlushët që po qëndrojnë në shtëpi, gjatë kësaj periudhë për shkak të mbylljes së çerdheve dhe kopshteve nga COVID-19.

“Ky libër flet për disa gabime që ne na duken të parëndësishme por ndonjëherë nëse i bëjmë, mund të përmbysim edhe botën. Unë kam zgjedhur një trim që titullohet “H-ja në arrati”. Na ishte njëherë një H, një cop H pa ndonjë vlerë kushedi se çfarë. Edhe ajo vetë e dinte sesa i vlente lëkura prandaj kishte ulur kokën, rrinte e heshtur në vendin e saj dhe duronte me durim radhën e shoqeve të saj, pra shkronjave të tjera të alfabetit. Ato e gërgisnin: shkronjë alfabeti e quan veten ti moj, me atë pamje të shëmtuar që ke. E di apo se di që shumë njerëz nuk të shqiptojnë farë sidomos kur je në krye të fjalës. E dinte e gjora H që ç’ke me të. Por dinte gjithashtu që ka vise në botë dhe gjuhë të ndryshme ku H në fjalorin e tyre zë një vend shumë të rëndësishëm”, -lexon ndër të tjera, Mirela Kumbaro.

z.tosku/ /a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.