Kosovë/ Të prekurit me COVID-19 në Vrapçiq në gjendje të mirë

PRISHTINE, 26 mars /ATSH/ -Komuna e Gjilanit, me të gjitha kapacitetet e saj të shëndetësisë primare e profesionale, bëri me dije se në vazhdimësi po i del në ndihmë të prekurve me virusin COVID-19.

Nënkryetari i Gjilanit, Arbër Ismajli, i cili në emër të kryetarit Haziri po e menaxhon situatën, deklaroi se fatmirësisht gjendja e të prekurve me COVID-19 në Vrapçiq është e mirë.

“Gjatë ditës u është ofruar mbështetje nga ekipet e shëndetësisë primare, duke i kontrolluar dhe furnizuar me medikamente. Po ashtu, i kemi furnizuar edhe me pako ushqimore dhe higjienike. Nuk ka vend për panik, jemi 24 orë në shërbim të të gjithë qytetarëve”, ka deklaruar Ismajli.

Ai u shpreh se gjendja po shkon drejt përmirësimit dhe fatmirësisht nuk ka raste të reja të dyshuara me COVID-19./KosovaPress/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.