Kamzë, grupet e punës të Ujësjellës Kanalizime në terren për mirëmbajtjen e rrjetit

TIRANË, 26 mars/ATSH-A. Fortuzi/ Shoqëria e Ujësjellës Kanalizime Kamzë ka nxjerrë në terren grupin e punës për mirëmbajtjen e rrjetit të shërbimit.

Sipas njoftimit të UKK, grupet e punës janë gjithmonë pranë çdo familjeje të qytetit të Kamzës.

“Grupet tona në terren punojnë me përkushtim maksimal në çdo orë të ditës dhe natës për mirëmbajtjen e shërbimit të ujësjellësit dhe kanalizimeve. Gjendemi gjithmonë pranë jush , për çdo familje të qytetit Kamzë”, theksoi UKK.

“Cilësi më e mirë e furnizimit me ujë për banorët në zonën e Babrrusë, pas eliminimit të defektit të ndodhur në rrjetin e ujësjellësit në rrugën “Demokracia” në Babrru”, njofton Ujësjellësi i Kamzës.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.