IZRAEL – Benny Gantz zgjidhet kryetar i Parlamentit

JEERUZALEM, 26 mars /ATSH-AFP/- Benny Gantz, rivali i kryeministrit izraelit në largim, Benjamin Netanyahu, u zgjodh sot kryetar i parlamentit , si pjesë e një marrëveshje të mundshme për ndarjen e pushtetit midis dy liderëve.

Ish-shefi i ushtrisë u zgjodh me 74 vota pro dhe 18 kundër.

Gantz mori veçanërisht votat e deputetëve të Likud-it të Netanyahut, por humbi mbështetjen në kampin e tij Bardheblu, të cilët refuzuan ta miratojnë këtë afrim të tij me kryeministrin.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.