INSTAT: Popullsia në Tiranë 1.2% më e madhe në janar 2020 krahasuar me një vit më parë

TIRANË, 26 mars /ATSH/- Në 1 janar 2020, popullsia u rrit ndjeshëm në qarkun e Tiranës dhe të Durrësit, njoftoi sot INSTAT.

Sipas INSTAT, nga përllogaritjet krahasuar edhe me një vit më parë, rezulton se numri  i popullsisë shënoi, rritjen më të madhe në Tiranë me 1,2%.

Tirana pasohet nga Durrësi me një  rritje të popullsisë me 0,2 % krahasur me të njëjtën periudhë një vit më parë.

INSTAT njofton se, Tirana, Durrësi dhe Fieri kanë peshën më të lartë në popullsinë gjithsej.

“Në 1 janar 2020, Tirana zë rreth 31,8 % të popullsisë gjithsej, duke vazhduar të jetë një nga qarqet më të populluara të vendit, duke u ndjekur më pas nga Durrësi dhe Fieri me nga 10,2 % secili. Sa i përket qarqeve të tjerë, pesë prej tyre zënë 2 % deri 5 % të popullsisë gjithsej”- njofton INSTAT. e.xh/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.