INDUSTRI – Armani konverton prodhimin: nga fustane në pajisje për punonjësit shëndetësorë

MILANO, 26 mars /ATSH-ANSA/ – Grupi Armani komunikoi në një njoftim për shtyp konvertimin e të gjitha impianteve të saj italiane të prodhimit të  fustaneve në fabrika të prodhimit të pajisjeve për mbrojtjen individuale të punonjësve shëndetësorë të angazhuar në trajtimin e koronavirusit.

Javët e fundit, pas dhurimit fillestar të alokuar për Mbrojtjen Civile dhe Luigi Sarko, San Raffaele, Institutin e Kancerit në Milano dhe Spallanzani në spitalet e Romës, Giorgio Armani ka vendosur të japë kontributin e tij edhe në spitalin e Bergamo, Piacenza dhe Versilia, duke arritur kështu të dhurojë edhe 2 milionë euro të tjera.

Kujtojme se disa ditë më parë stilisti italian me famë botërore dhuroi për Mbrojtjen Civile 10 milionë euro. /os

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.