FRANCË – Mbi 300 viktima nga COVID-19, përfshirë një 16-vjeçare, në 24-orëshin e fundit

PARIS, 26 mars /ATSH-AFP/- Koronavirusi i ri ka shkaktuar vdekjen e 365 personave të shtruar në spital në 24-orëshin e fundit, përfshirë, për herë të parë, një 16 vjeçare në rajonin e Parisit.

Autoritetet shëndetësore franceze njoftuan sot se në nivel kombëtar janë regjistruar 1 696 vdekje, që nga fillimi i epidemisë.

Sipas Drejtorit të Përgjithshëm të Shëndetësisë, Jérôme Salomon, 3 375 pacientë janë tani në trajtim intensiv në Francë (plus 548 në një ditë) me një formë të rëndë të sëmundjes, nga 13 904 (plus 2,365) pacientë të shtruar gjithsej në këtë vend./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.