FRANCË – 258 068 raste me COVID-19 të regjistruara në Europë

PARIS, 26 mars /ATSH-AFP/ – Më shumë se 250 000 raste me koronavirusin e ri janë diagnostikuar zyrtarisht në Europë, prejt të cilave më shumë se gjysma në Itali, 74 386 dhe në Spanjë 56 188, sipas informacioneve zyrtare.

Me të paktën 258 068 raste, 14 640 prej të cilëve kanë humbur jetën, Europa është kontinenti më i prekur nga pandemia duke u renditur para Azisë me 100 937 raste, prej të cilëve 3 636 kanë humbur jetë, vatra fillestare e përhapjes së COVID-19.

Ky numër i rasteve të diagnostikuara zyrtarisht nuk reflekton numrin real të të prekurve, pasi një numër i madh vendesh kanë testuar vetëm personat, të cilëve iu është nevojitur shërbimi spitalor./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.