NJU JORK, 26 mars /ATSH- AA/ – Ekonomia botërore pritet të tkurret me 0.5 % në vitin 2020 për shkak të ndikimit negativ të koronavirusit, njoftoi agjencia e vlerësimit të kredisë Moody’s me seli në SHBA.
”Parashikimi i mëparshëm i agjencisë në nëntor 2019 për këtë vit ishte 2.6 %”, thuhet në një njoftimin për shtyp. Kompania e shërbimeve financiare, megjithatë, tha se ”pret që ekonomia globale të rritet me 3.2 % në vitin 2021.
“Stresi i tregut financiar është një reflektim i një ankthi të thellë dhe i pasigurisë rreth kostove reale ekonomike që familjet dhe bizneset në të gjithë botën do të përballojnë”, thuhet në deklaratë, duke shtuar se gjatë muajve në vijim do të rritet numri i humbjeve të vendeve të punës globalisht.
“Sa më gjatë të vazhdojnë këto kushte, aq më shumë ato potencialisht do të ushqejnë dinamikën recesionale të vetë-mbajtjes, dhe ekspozojnë dobësitë ekzistuese në ekonominë reale dhe sektorët financiarë”, u theksua më tej.
Parashikimi i Moody’s për ekonomitë e zhvilluara është me 2 % negativ në vitin 2020, ndërsa pozitive 1.9 % për vendet në zhvillim. Agjencia pret një rënie prej 2.2 % për eurozonën. /os/