COVID-19 prek edhe stafin e “Barcelonës”, zbulohet rasti i parë

TIRANË, 26 mars/ATSH/  – Zbulohet rasti i parë i pozitiv me koronavirus në shtëpinë e Barcelonës. Në fakt, nuk bëhet fjalë për ndonjë futbollist, por për Ramon Canal, menaxherin e stafit mjekësor të klubit “blaugrana”.

Drejtuesit e Barcelonës kanë dhënë urdhër që të izolohen dhe të bëjnë testin të gjithë ata punonjës të klubit që kanë patur kontakte me të infektuarin.

Josep Antoni Gutiérrez, drejtuesi i shërbimeve mjekësore të sektorit të hendbollit, gjithashtu rezultoi i prekur nga COVID-19. Të dy aktualisht janë shtruar në spital. Futbollistët e Blaugrana vazhdojnë izolimin në shtëpitë e tyre, duke pritur që të normalizohet situata.

/gj.m/ /a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.