COVID-19/ Fier, vijon shpërndarja e ndihmave për familjet në vështirësi

TIRANË, 26 mars/ATSH/ Bashkë me fondacionin “Fundjavë ndryshe”, bashkia e Fierit u erdhi sot në ndihmë 60 familjeve më në nevojë me ushqime e detergjentë.

Kryetari i bashkisë Fier, Armando Subashi vlerësoi sot ndihmën e “Fundjavë ndryshe” në ndihmë të familjeve në nevojë, në këto ditë të vështira të përballjes me COVID-19.

“Faleminderit ‘Fundjava ndryshe’ për mbështetjen dhe kontributin që po jepni për familjet shqiptare në këtë situatë të vështirë për të gjithë”, tha Subashi.

Ai siguroi se operacionet humanitare do të vazhdojnë për t’iu gjendur pranë të gjithë pensionistëve dhe familjeve në nevojë, të cilëve u bëri thirrje të qëndrojnë në banesë.

/m.m/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.