ZVICËR – OKB: Të shmangen viktimat nga COVID-19, të ulet numri i personave në paraburgim

GJENEVË, 25 mars /ATSH-AFP/-  Komisionerja e Lartë e OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Michelle Bachelet, bëri thirrje sot për lirimin urgjent të të arrestuarve në mbarë botën për të parandaluar pandeminë e COVID-19 që të bëjë kërdinë në burgjet shpesh të mbipopulluara.

“Qeveritë dhe autoritetet përkatëse të punojnë shpejt për të zvogëluar numrin e personave në paraburgim”, tha Bachelet.

“Për shembull, të lirohen të arrestuarit e moshuar dhe të sëmurë, si edhe shkelësit që paraqesin një rrezikshmëri të ulët”, sqaroi ajo./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.