SPANJË – Arrin në 3 434 numri i të vdekurve nga COVID-19

MADRID, 25 mars /ATSH-AFP/ – Numri i të vdekurve në Spanjë si pasojë e pandemisë së COVID-19 kaloi sot atë të Kinës kontinentale me 3 434 të vdekur, sipas shifrave të publikuara nga autoritetet.

Në një ditë, 738 të vdekur janë regjistruar në Spanjë, një rritje shumë e madhe në raport me 514 të vdekur të regjistruar të hënën dhe të marten.

Vetëm Italia numëron tashmë numrin më të lartë të të vdekurve si pasojë e koronavirusit në botë.

Kina, ku u shfaq koronavirusi, numëron deri tani 3 281 te vdekur./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.