Qytetarët shqiptarë që iu mbaron e drejta e qëndrimit në Francë mund të kërkojnë autorizim të përkohshëm

TIRANË, 25 mars /ATSH – I. Vata/- Ambasada e Shqipërisë në Francë njoftoi qytetarët shqiptarë që ndodhen në këtë vend se nëse iu ka mbaruar leja e qëndrimit për 90 ditë të paraqiten në prefekturë dhe të marrin autorizim të përkohshëm.

Ambasada e Shqipërisë në Francë shprehet se “shtetasit shqiptarë, të cilëve u ka përfunduar apo është duke iu përfunduar e drejta e qëndrimit prej 90 ditësh në hapësirën Schengen, sipas njoftimit të Ministrisë franceze për Evropën dhe Punët e Jashtme, mund të paraqiten pranë prefekturës së krahinës dhe qytetit ku ndodhen dhe të kërkojnë një autorizim të përkohshëm qëndrimi në Francë. Kërkesat do të shqyrtohen rast pas rasti”.

“Për shkak të mbylljes së shumë shërbimeve për publikun pas situatës së krijuar nga COVID-19 në Francë, do të shqyrtohen me prioritet kërkesat që janë të një karakteri urgjent. Për më shumë informacion dhe modalitetet e aplikimit, ju lutemi të konsultoni faqet e internetit të prefekturave ndodheni”, shprehet ambasada.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.