Lufta ndaj COVID-19/ BE, 411 milionë euro mbështetje për vendet e Ballkanit Perëndimor

TIRANË, 25 mars/ATSH/ Bashkimi Europian ofron 411 milionë euro mbështetje për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Këto fonde do të ndahen në 38 milion euro për ndihmë të menjëhershme për sektorët e shëndetësisë dhe parashikimin për rialokimin e mbi 373 milionë euro për rimëkëmbjen sociale dhe ekonomike.

Lajmin e dha sot Komisoneri për Zgjerimin e bashkimit Europian, Oliver Varhelyi, i cili u shpreh se i ka shkruajtur Kryeministrave të vendeve partnerë të BE në Ballkanin Perëndimor për të konfirmuar se BE qëndron pranë rajonit në luftën kundër shpërthimit të Coronavirus.

“I shkruajta Kryeministrave të partnerëve tanë të Ballkanit Perëndimor për të konfirmuar se qëndrojmë pranë rajonit në luftën kundër shpërthimit të Coronavirus. Ne po ndajmë 38 milionë euro për ndihmë të menjëhershme për sektorët e shëndetësisë dhe parashikimin e rialokimit të mbi 373 milionë euro për rimëkëmbjen sociale dhe ekonomike”, tha Komisioneri Varhelyi.

/gj.mima/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.