LONDËR, 25 mars /ATSH-DPA/ – Një diplomat 37-vjeçar që ishte zëvendësambasador i Britanisë së Madhe në Hungari, vdiq në Budapest, pasi u infektua me koronavirus, tha sot qeveria britanike.
Sekretari i Jashtëm britanik, Dominic Raab tha se ishte “i trishtuar dëshpërimisht nga lajmi i vdekjes së Steven Dick”.
“Steven ishte një diplomat i përkushtuar dhe përfaqësoi vendin e tij me aftësi dhe pasion të madh”, tha Raab në një deklaratë.
“Ai do t’u mungojë të gjithëve që e njohën dhe punuan me të”, theksoi Raab./ a.jor.