LONDËR – Princi Charles rezulton pozitiv me COVID-19

LONDËR, 25 mars /ATSH-AFP/ – Princi Charles, trashëgimtar i kurorës britanike, rezultoi pozitiv me koronavirusin e ri dhe ka shfaqur simptoma të lehta, njoftuan sot shërbimet e tij.

Princi Charles, 71 vjeç, djali i mbretëreshës Elizabeth II është në gjendje të mire, me përjashtim të simptomave të koronavirusit”, theksoi Clarence House në një komunikatë.

“Princi i Uellsit ndodhet aktualisht në Skoci me bashkëshorten e tij Camilla, e cila iu nënshtrua testimit, por rezultoi negative”, theksoi i njëjti burim./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.