Kosovë/Parashikimi i motit, 25 mars

PRISHTINE, 25 mars /ATSH/ -Moti sot në Kosovë parashikohet kryesisht i vranët dhe herëpashere me reshje të borës, temperaturat mbesin të ngjashme me ato të ditës së martë.

Të enjten parashikohet mot i vranët dhe me intervale të shkurta me diell, temperaturat do të shënojnë rritje të lehta. Vranësirat vende-vende mund të sjellin pika shiu.

Temperaturat gjatë këtyre dy ditëve parashikohen të lëvizin ndërmjet -3 deri -1°C, ndërsa maksimalet e ditës parashikohen të lëvizin ndërmjet 1-5°C.

Era do të fryjë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare./KosovaPress/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.