KANADA – Miratohet një plan ndihme prej 82 miliardë dollarësh për luftën kundër COVID-19

OTAVA, 25 mars /ATSH-AFP/ – Deputetët kanadezë miratuan sot një plan urgjent ndihme prej 82 miliardë dollarësh kanadezë (52,7 miliardë euro), pas një nate debatesh mbi pushtetin që do ti jepet qeverisë së pakicës së Justin Trudeau gjatë krizës së koronavirusit.

Plani, që parashikon 27 miliardë dollarë kanadezë ndihma të drejtpërdrejta dhe 55 miliardë dollarë nga ulja e taksave, rreth 3% e PBB-së, sipas Trudeau, u miratua me unanimitet.

Për të respektuar distancimin social brenda Dhomës së Komuneve të Otavës, që numëron 338 deputetp, vetëm 32 përfaqësues të secilës parti ishin thirrur në Otava për këtë takim urgjent, që filloi në mesditë.

Parlamenti u pezullua më 13 mars për shkak të epidemisë së koronavirusit./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.