INDUSTRI – Ndihmë sistemit sanitar italian, Calzedonia nis prodhimin e maskave dhe uniformave

VERONA, 25 mars /ATSH / – Dhjetë mijë maska ​​në ditë, të paktën në këtë fazë të hershme, por numri pritet të rritet, është ky produktiviteti i grupit Calzedonia i cili e ka rikthyer prodhimin në disa nga fabrikat në ndihmë të urgjencës shëndetësore, shkruan faqja italiane TGCOM24.

Një gjest konkret dhe i menjëhershëm, me të cilin kompania iu përgjigj thirrjeve së institucioneve të përfshira në luftën kundër koronavirusit. Prodhimi i maskave dhe uniformave, tashmë ka filluar në fabrikën Trentino të Avios, dhe në fabrikën e Kroacisë.

Pajisjet e para tashmë janë dhuruar në spital në komunën e Veronës. Transformimi industrial ishte i mundur falë blerjes së makinerive speciale për krijimin e tyre.

Operacioni u nxit fort nga presidenti Sandro Veronesi, i cili që në fillim tregoi ndjeshmërinë e grupit edhe ndaj punonjësve dhe klientëve të tij. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.