GJERMANI – Ndalohet hyrja në territor e punonjësve sezonalë

BERLIN, 25 mars /ATSH-AFP/ – Gjermania njoftoi sot ndalimin e hyrjes në territorin e saj të punonjësve sezonal të huaj, pavarësisht kundërshtimit të sektorit bujqësor në mungesë të forcës punëtore.

“Punonjësit sezonalë nuk do të lejohen të hyjnë në Gjermani në kuadër të kontrolleve tona në kufi”, theksoi sot një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme duke shtuar se këto rregulla do të aplikohen duke nisur nga sot në orën 17:00 (16:00 GMT).

Ky ndalim aplikohet edhe për shtetasit e shteteve anëtare të Bashkimit Europian, që siguron kontigjentin më të madh të punëtorëve sezonalë në fermat gjermane.

Gjermania pret çdo vit rreth 300 000 punonjës sezonalë të huaj për bujqësinë e saj, pjesa më e madhe të ardhur nga Rumania dhe Polonia. / /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.